Man Utd shënjestron mbrojtësin e Romës

Prishtinë | 30 Sht 2026 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Manchester United ka shtuar Wesleyn në listën e objektivave për afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi brazilian i Romës është një nga opsionet që drejtuesit e klubit anglez po shqyrtojnë për të forcuar repartin defensiv.

23-vjeçari ka kontratë me Romën deri në vitin 2030 dhe vlera e tij në treg është rreth 40 milionë euro. United po monitoron situatën e tij, ndërsa në listë ka edhe Jarrad Branthwaite, Murillo, Tyrick Mitchell dhe Lewis Hall. Për Wesley-n interesohen gjithashtu Atlético Madridi dhe Arsenali.

Të ngjashme