Manchester City dhe Barcelona po i shkëmbejnë lojtarët

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Manchester City dhe Barcelona janë në bisedime për të shkëmbyer lojtarë, duke tentuar që të bëjnë një rrotacion në ekipet e tyre.

Sipas asaj që raporton El Nacional, Citizens janë tejet të interesuar në Frenkie de Jongun.

Në anën tjetër, Barcelona ka shfaqur interesim për Raheem Sterlingun dhe duan që ta marrin në afatin e janarit.

Mirëpo, City duhet të ofrojë edhe para nëse e dëshiron kartonin e mesfushorit holandez, e që besohet të jenë edhe 20 milionë euro.

Barcelona vështirë se mund ta shesë De Jongun, duket ditur se është lojtari kyç i skuadrës së tyre.

Ndërsa, për Sterlingun kanë shfaqur interesim edhe disa skuadra të tjera nga Liga Premier dhe jashtë saj.

Të ngjashme