Manchester City ka shënuar fitore ndaj Real Madridit me rezultat 4-0 në kuadër të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras 1-1 dhe qytetarët kaluan në finale me rezultat të përgjithshëm prej 5-1.
Një dominim i jashtëzakonshëm i anglezëve në fillim të ndeshjes, ku Erling Haaland kishte dy raste me kokë, por në të dyja rastet në vend ishte Thibaut Courtois që bëri pritje të jashtëzakonshme.
Goli i parë erdhi në minutën e 23-të, ku pas një aksioni shumë të bukur Manchester City kaloi në epërsi prej 1-0. De Bruyne pasoi te Bernardo Silva i cili me një goditje të fuqishme brenda zonës.
Mbretërit kanë mundur të barazonin në minutën e 35-të, kur Toni Kroos goditi shtyllën me një goditje të fuqishme nga distanca.
Pas dy minutash Bernardo Silva shënoi me kokë pas një topi të kthyer për 2-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Pjesa e dytë nisi me Real Madridin që kërkonte më shumë dhe tentonte të hapte ndeshjen.
David Alaba me një gjuajtje të fuqishme rrezikoi portën e Ederson, i cili me shumë mund e dërgoi topin jashtë.
Mbretërit vazhdon me dominim të lehtë, sidomos me mbajtjen e topit, por që hapësira kishin shumë pak për të shënuar.
Në minutën e 73-të Erling Haaland doli i vetëm me Coutois, i cili priti goditjen, ndërsa topi goditi traversën për të dal jashtë.
Man City shënoi golin e sigurisë në këtë ndeshje, duke shënuar me Manuel Akanjin, ku goditja e tij u devijua paksa nga Eder Militaoi për 3-0.
Pa u mbyllur ndeshja, në skenë doli Julian Alvarez që shënoi për 4-0, rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Manchester City kaloi në finalen e madhe, ku do të përballet me Interin.