Paul Pogba mund të largohet për një ofertë të majme që kalon shumën e 100 milionë eurove.
Për mesfushorin janë të interesuara dy skuadra, Barcelona dhe Juventusi.
Edhe pse lojtari e ka kërkuar largimin, klubi nuk ka pranuar.
Kjo pasi United nuk dëshiron që sponsorët e shumtë të largohen së bashku me lojtarin pasi do të linte një gropë të madhe financiare për klubin anglez.
Pogba renditet në 10 vendet e para sa i përket futbollistëve që kanë një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale.
Gjithashtu ai është shpallur kampion bote.
Pra me pak fjalë Pogba për United është një minierë e vërtetë ari.
Transferimi i mundshëm i Pogba te ndonjë klub tjetër mund të bëhet.
Nëse Juventus e dëshiron francezin atëherë në marrëveshje duhet të përfshijë një lojtarë me peshë siç është Paulo Dybala.