Manchesteri e zyrtarizon Mountin

Prishtinë | 05 Kor 2023 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Tashmë është zyrtare, Mason Mount është lojtar i ri i Manchester Unitedit.

Mungonte veç zyrtarizimi, i cili edhe arriti, ndërsa thuhet se ky transfer kushtoi afro 65 milionë euro.

“Djajtë e Kuq” e transferuan mesfushorin anglez nga Chelsea, ndërsa lojtari ka nënshkruar kontratë me klubin nga “Old Trafford” deri në vitin 2028, me mundësi vazhdimi për një vit tjetër në rast se merren vesh palët.

24 vjeçari i ka zhvilluar 279 ndeshje në nivelin e klubeve, duke i realizuar 58 gola dhe i ka bërë 53 asistime.

Përfaqësuesi anglez e ka fituar Ligën e Kampionëve me “Blues”, ndërsa ishte zgjedhur lojtari i vitit në sezonet 2020/21 e 2021/22 në “Stamford Bridge.

Futbollisti kreativ i ka zhvilluar 36 ndeshje me Kombëtaren e Anglisë, ndërsa luajti rol të rëndësishëm në shkuarjen deri në finale të Euro 2020.

Të ngjashme