Sadio Mane ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon për Liverpoolin dhe një statistikë e tij në Ligën e Kampionëve e dëshmon pikërisht këtë gjë.
Ylli senegalez i Liverpoolit, Sadio Mane, tani ka rekord më të mirë se Lionel Messi e Cristiano Ronaldo në histori të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve, sa i përket raportit mes golave të shënuar dhe minutave të lojës.
Mane e ka shënuar mesatarisht një gol për çdo 95 minuta dhe tani e kryeson listën me lojtarët që i kanë shënuar dhjetë apo më shumë gola pas fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ai hyn në këtë me vetëm dhjetë gola, shumë më pak se Cristiano Ronaldo e Lionel Messi, mirëpo rekordi i tij MPG (raporti X gola të shënuara për x minuta mesatarisht) është 12 minuta më i mirë se portugezi dhe 34 minuta më i mirë se argjentinasi.
Anësori i Liverpooli i lë pas edhe disa futbollistë të tjerë të famshëm, si Robert Lewandowski dhe Neymari, si dhe disa legjenda të futbollit, si Andriy Shevchenko dhe Filipo Inzaghi.
Mane e shënoi golin e dhjetë në fazën eliminatore të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve në ndeshjen kundër Portos, që përfundoi me rezultat 4:1. Këtë sezon, ai i ka shënuar gjithsej 24 gola në të gjitha garat.
Ai është gjithashtu në garë për Këpucën e Artë të Premierligës këtë sezon, me 18 gola të shënuara në ligën angleze, vetëm një më pak se bashkëlojtari i tij, Mohamed Salah, dhe sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero.