Anësori i Liverpoolit, Sadio Mane, kap parashikuar se “do të vijnë shumë gola” nga ai, derisa po përgatitet për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Mane sivjet ka realizuar 19 gola në 41 paraqitje në të gjitha garat. Senegalezi pritet që të luajë në finalen e së shtunës në Kiev dhe është i sigurt se atë ditë do të realizojë golin e 20.
“Mendoj se do të vijnë më shumë gola. Natyrisht jam i lumtur. Si sulmues ju dëshironi të shënoni çdo ditë për t’i ndihmuar ekipit”, ka thënë Mane.
“Tani kemi një ndeshje të rëndësishme, përse të mos e japim më të mirën, të realizojmë për ekipin dhe ta fitojmë trofeun?”.