Manifestim qendror për Ditën e Çlirimit të Drenasit

Drenas | 15 Qer 2017 | 12:02 | Nga

Komuna e Drenasit, ka shënuar 14 qershorin, Ditën e Çlirimit të Drenasit me shumë aktivitete solemne, kulturore e artistike. Aktivitetet janë përmbyllur me manifestimin qendror në sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci”, ku është shfaqur një program festiv nga estrada e Kosovës dhe shoqëritë kulturore e artistike.

Paraprakisht, kryetari i Komunës, ka ndarë mirënjohje për disa nga mësimdhënësit e parë të shkollave shqipe deri në vitin 1990, për patriotë, sportistë, artistë e shkrimtarë, ndërsa ditëve në vazhdim do të ndajë mirënjohje për gjithë mësimdhënësit e Komunës së Drenasit, për ata post mortum, veteranë të arsimit dhe pensionistë.

Ai me këtë rast, para të pranishmëve tha se “me rastin e shënimit të kësaj dite, kam nderin të jem në mesin tuaj, kontribuues të çlirimit, arsimit, shëndetësisë, kulturës e sportit të komunës sonë.

“Liria e Kosovës, në çdo pëllëmbë të saj është e matshme me përkushtimin dhe sakrificën e heronjve, dëshmorëve e martirëve. Në mesin e tyre, varganin e lirisë, të filluar para një shekulli, shquajmë; Lutë Gllanasella e Abaz Kurrumeli, Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, Rifat Berisha e Fazli Grajçevci, gjeneral Shaban Shala e Rasim Kiçina, Fehmi e Xhevë LLadrovci si simbole të lirisë sonë dhe përjetësisë së tyre. Ne kurrë nuk do ta harrojmë sakrificën dhe përkushtimin e mësuesve, arsimtarëve dhe profesorëve tanë, që mbajtën dhe bartën frymën e lirisë te nxënësit e studentët tanë, që i dolën zot atdheut me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha kryetari Lladrovci.

Image may contain: 1 personImage may contain: 1 person, smiling, standingImage may contain: 2 people, people standing and shoes

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme