Mario Manxhukiq këmbëngul se Kroacia do të japë gjithçka kundër Anglisë, që të mos të mund të fajësohen, nëse humbasin.
Të dyja kombëtaret europiane do të përplasen në gjysmëfinale të Kupës së Botës, të mërkurën, me secilën që kërkon të fitojë të drejtën për t’u përballur ose me Francën, ose me Belgjikën, në finalen e madhe të 15 korrikut.
“Tre Luanët” mundën Suedinë 2-0, për të përparuar në ¼ finale, ndërsa Manxhukiq dhe shokët e tij të ekipit kishin nevojë për ekzekutimin e penalltive, për të eliminuar Rusinë, transmeton ksp. Manxhukiq është zotuar se ai dhe bashkatdhetarët e tij do të luftojnë deri në sulmin e fundit kundër të besuarve të Gareth Southgate.
“Mos u shqetësoni, unë dhe shokët e mi ende kemi ruajtur diçka për Anglinë. Ne të gjithë do të luftojmë deri në fund, duke dhënë gjithçka kemi, dhe në atë rast, edhe nëse humbim, askush nuk mund të na fajësojë”, – zotohet sulmuesi bardhezi në emër të kombit të tij.
Kroacia nuk ka arritur kurrë në finalen e Kupës së Botës. Arritja më e mirë e saj vjen nga viti 1998, kur u rendit e treta, duke humbur ndaj francezëve, me këta të fundit që shkuan në gjysmëfinale dhe e fituan Botërorin e atij viti në shtëpi.
Manxhukiq ka qenë pikë referimi për suksesin e deritanishëm të ballkanasve në Botërorin e Rusisë, duke shënuar kundër Danimarkës, në 1/8 finale dhe duke asistuar kundër Rusisë, në çerekfinale. Sulmuesi i Juventusit beson se po përmirësohet, pavarësisht moshës: “Se ku e gjej forcën, unë nuk e di. Më kujtohet një ekspert, përpara Kupës së Botës, duke thënë se ky është më i mirë se Manxhukiqi ri. Epo, ai kishte të drejtë, ky është Manxhukiq i ri, madje edhe më i mirë. Gjithmonë kam qenë mirë për klubin dhe vendin tim”, ishin fjalët e tij.