Ministria e Administratë Publike, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka hapur të dhënat për shërbimin civil dhe publik të Republikës së Kosovës.
Ministria e Administratës Publike (MAP), përkatësisht Departamenti për Administrimin e Shërbimit Civil (DASHC) si dhe Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) kanë bërë publike 19 data-sete me të dhëna të ndryshme për shërbimin civil dhe publik të Republikës së Kosovës në kuadër të zotimeve të Ministrisësë Administratës Publike për qeverisje të mirë, transparente dhe llogaridhënëse. Këto të dhëna janë publikuar në portalin kombëtar për të dhëna të hapura (opendata.rks-gov.net) i cili menaxhohet nga MAP, përkatësisht nga Agjencia për Shoqëri të Informacionit (ASHI).Këto të dhëna do publikohen në formate të ndryshme, të cilat mundësojnë përpunimin e lehtë të tyre nga palët e interesuara.
Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar deklaroi se me hapjen e të dhënave për shërbimin civil dhe publik MAP po udhëheqë procesin e hapjes së të dhënave duke vendosur fillimisht një shembull të mirë.
“Hapja e të Dhënave është një prioritet qendror i Ministrisë së Administratës Publike në kontekst të përpjekjeve përmodernizim të administratës dhe një obligim shtetëror që rrjedh nga miratimi i Kartës për Hapje të të Dhënave në Maj të vitit 2016. Përfitimet nga hapja e të dhënave janë të shumta, duke ndikuar pozitivisht në efikasitetin dhe përmirësimin e administratës publike si dhe mbështetë rritjen ekonomike të sektorit privat. Krahas kësaj hapja e të dhënave ndryshon për të mirë mënyrën se si qeveria, biznesi dhe shoqëria komunikojnë dhe funksionojnë.”
Kujtim Gashi, drejtor i Agjencisë për Shoqëri të Informacionit (ASHI), e cila menaxhon portalin kombëtar për hapje të të dhënave, deklaroi se Agjencia synon që gjatë vitit 2018 të rrisë bashkëpunimin me të gjitha institucionet publike me qëllim që të rritet numri i të dhënave të publikuara në portal. Krahas kësaj ASHI do të fokusohet edhe në zhvillimin e kapaciteteve teknike nëpër institucione publike në mënyrë që hapja e të dhënave të jetë rezultat i një qasjeje sistematike dhe pjesë e kulturës së përditshme të punës së institucioneve deri në automatizimin e këtij procesi.
Erna Hasangjekaj, drejtoresha e Departamentit për Menaxhimin të Reformës së Administratës Publike deklaroi se hapja e të dhënave do të rris transparencën e institucioneve si jep informacion në lidhje me volumin e punës së vetë institucioneve. Gjithashtu, hapja e të dhënave do tëndikojë në zhvillimin e biznesit dhe inovacionit, shtoi Hasangjekaj.
Refike Sülçevsi, drejtoresha e Institutit të Kosovës për Administratën Publike (IKAP) me rastin publikimit të të dhënave nga ky institucion, deklaroi se IKAP është i përkushtuar për të mbështetur parimet e qeverisjes së mirë edhe transparente, prandaj edhe kemi bashkëpunuar me ASHI për publikimin e të dhënave për punën tonë. Të dhënat tregojnë se IKAP gjatë vitit 2017 ka trajnuar 3,625 pjesëmarrës në 553 ditë trajnimi përmes 114 kurseve të trajnimit.
Drejtori i Departamentit të Administrimit të Shërbimit Civil në MAP Tefik Mahmuti, deklaroi se departamenti që ai drejton në vazhdimësi grumbullon të dhëna dhe publikimi i tyre po bëhet me qëllim të informimit të qytetarëve dhe palëve të interesuara për, gjendjen e përgjithshme të shërbimit civil dhe publik në Republikën e Kosovës. Të dhënat tregojnë një shërbim civil dhe publik, i cili është zhvilluar nëkontekst të procesit tështetndërtimit të Kosovës tha Mahmuti.
Gjatë muajit janar 2018, Agjencia e Shoqërisësë Informacionit (ASHI) si dhe Departamenti i Menaxhimit të Reformës së Administratës Publike do të organizojnë trajnim për të gjithë zyrtarët për komunikim të ministrive të Qeverisë së Kosovës për të nxitur procesin e hapjes së të dhënave.
Të dhënat nga DASHC – http://opendata.rks-gov.net/organization/departamenti-i-administrimit-te-sherbimit-civil
Të dhënat nga IKAP – http://opendata.rks-gov.net/organization/map-instituti-i-kosoves-per-administrate-publike-ikap