Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe nënkryetari i Komunës së Shtërpcës, Ivica Tanasijevic, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për realizimin e projektit “Rikonstruimi i ndriçimit publik” në Komunën e Shtërpcës.
Në një komunikatë dërguar medieve bëhet e ditur se nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit me komunën e Shtërpcës, u realizua në kuadër të mbështetjes së MAPL-së, për financimin e projekteve kapitale në komunat e Kosovës.