Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, dhe kryetari i komunës së Suharekës, Salih Asllanaj, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit, “Ndërtimi i Qendrës Turistike në fshatin Mushtisht – Amfiteatri faza e II-të ”.
Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes zëvendësministrit Gecaj dhe kryetarit Asllanaj, u realizua në kuadër të mbështetjes të MAPL-së, për financimin e projekteve me interes për qytetarët.