MAPL-ja financon një projekt në Hanin e Elezit

Prishtinë | 07 Shk 2017 | 12:09 | Nga

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, dhe kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, kanë nënshkruar sot një marrëveshje mirëkuptimi për zbatimin e projektit “Ndërtimi dhe rregullimi i përroskës në lagjen e re – Hani i Elezit”.

Në një komunikatë dërguar medieve, MAPL thotë se në kuadër të mbështetjes financiare për komunat kjo ministri do të vazhdojë nënshkrimin e marrëveshjeve të ngjashme të mirëkuptimit edhe me komuna të tjera të Kosovës.

“Projektet e financuara nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, janë të orientuara në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, ndriçimin publik, platformën për ofrimin e informacioneve mbi lokacionet turistike, ndërtimin e fushave sportive, dhe projekte të tjera me interes për komunat dhe qytetarët”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme