Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare “FORCA”, Artan Asllani për financimin e projektit “Fuqizimi i grupeve minoritare në Komunën e Fushë Kosovës”.
Projekti ka për qëllim fuqizimin dhe përfshirjen e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian në të gjitha strukturat e vendimmarrjes lokale, si dhe pjesë e barabartë e shoqërisë kosovare.