MAPL-ja shpërblen gjashtë komuna me performancën më të lartë

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 11:12 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka shpallur gjashtë komuna me perfomancën më të mirë për vitin 2016.

Në një ceremoni të organizuar në Bibliotekën Kombëtare, MAPL ka bërë publikimin e “Raportit të performancës së Komunave për vitin 2016” dhe “Ndarjen e grantit stimulues për komuna”.

Komunat përfituese të këtij projekti janë: Juniku, Shtimja, Istogu, Drenasi, Prizreni, Prishtina, raporton Ekonomia Online.

Rozafa Ukimeraj, sekretare e përgjithshme e MAPL-së, ka thënë se të gjeturat e këtij raporti tregojnë shkallen e arritjeve të komunave në fushat përkatëse.

“Pavarësisht progresit jemi të familjarizuar me problemet që përballen komunat, por në vazhdimësi po punojmë që të ndihmojmë, por jemi edhe në hartim të ligjit për kryeqytetin dhe ligjin për performancën komunale”, ka thënë ajo teksa ka treguar që çmimet të cilat do të ndahen për komunat janë bërë bashkë me Demos dhe organizata të tjera.

Naim Ismajli, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka thënë performaca e komunave paraqet mënyrën më të mirë e cila tregon vlerësimin dhe punën e secilës komunë.

“Konsiderojmë që ku vlerësim i performancës është më i thjesht ka më pak indikatorë matës dhe komunat kanë dhënë indikacione që ky sistem do të vazhdojë tutje. Më mirë është që të kemi një sistem të indikatorëve që sjell nivelet krahasuese sesa të mos kemi fare. Edhe ky raport është përpjekje me tregua për aktivitet e tjera dhe kanë nxjerr komunat të cilat kanë treguar performancë më të lartë, dhe ky format tregon që është hap stimulues. Ne si Asociacion e shprehim mbështetjen tonë në cilëndo fushë që kemi mundësi”, ka thënë Ismajli i cili ka shtuar se puna më e madhe është e aditorit i cili tregon konstatimet dhe rekomandimet më të ngushta për ndryshim.

Sipas këtij raporti, komunat për vitin 2016, kanë arritur performancë të përgjithshme prej 58.67 përqind.

Nga raporti i publikuar, si komunën me performancë më të ulët është ajo e Mamushës me 31.10 përqind.

Të ngjashme