Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare “Lëvizja Rinia”, Egzon Pacolli, për financimin e projektit “Të gjithë të ndryshëm, të gjithë të barabartë”.
Qëllimi kryesor i projektit “Të gjithë të ndryshëm, të gjithë të barabartë” është që të kontribuoj në promovimin dhe zhvillimin e vlerave kulturore dhe diversitetit kulturor, si dhe ndërtimin e paqes dhe tolerancës.