Maqedonasit protestojnë kundër shkollës në gjuhën shqipe

Prishtinë | 24 Tet 2019 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Sot para shkollës fillore në Çashkë të Velesit kanë dalë në protestë banorët maqedonas kundër hapjes së paraleleve në gjuhën shqipe. Protestuesit maqedonas ishin tubuar pas paralajmërimeve për hapjen e paraleleve për 40 nxënësit shqiptarë, të cilët në këtë shkollë janë të detyruar të mësojnë në gjuhën maqedonase që nga klasa e parë.

Protestuesit e tubuar para shkollës u shprehën se nuk do të lejojnë hapjen e paraleles, pasi siç shprehen ata, “si do të merren vesh fëmijët e tyre me ata shqiptarë, kur nuk do të dinë maqedonisht”. Ata po ashtu kanë thënë se nuk mund kushdo çfarë të dojë të kërkojë.

Shkolla qendrore në Çashkë numëron mbi 120 nxënës, ku 40 prej tyre janë nxënës shqiptarë që mësojnë në gjuhën maqedonase nga klasa e parë, për shkak se nuk u sigurohet mësimi në gjuhën amtare. Prindërit shqiptarë nga fshatrat përreth thonë se janë të detyruar që fëmijët ti çojnë në shkollë për të mësuar në maqedonisht, pasi që nuk u sigurohet mësimi në gjuhën shqipe. Sipas tyre, shkolla qendrore në Çashkë ka hapësira të lira, pasi që kati i dytë i saj është bosh dhe nuk shfrytëzohet në mungesë të nxënësve. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme