Maqedoni, 15 të vdekur dhe 1 216 raste me Covid-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3 761 testime ndërsa janë regjistruar 1 216 raste të reja me Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 111 pacientë. Betejën kundër Coronavirusit në 24 orët e fundit e kanë humbur 15 persona.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 116.438, numri i personave të shëruar është 99.126, i të vdekurve është 3.403.

Numri i rasteve aktive është 13.909. (Shenja).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme