Maqedoni, 30 të vdekur dhe 447 raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.034 testime dhe janë regjistruar 447 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 191 janë në Shkup, 36 Kumanovë, 26 Prilep, Strumicë 21, Manastir 19, Veles 18, Tetovë 17, Gostivar 16, Koçani 15, Negotinë 11, Ohër 10, Kërçovë dhe Radovish 7, Kavadar 6, Shtip, Berovë dhe Vinicë 5, Gjevgjeli, Sveti Nikole dhe Vallandovë 4, Bogdanci dhe Krushevë 3, Strugë, Kriva Pallankë dhe Demir Hisar 2 dhe Resnjë, Delçevë, Dibër, Probishtip, Demir Kapi, Makedonski Brod, Pehçevë dhe Makedonska Kamenica nga 1 rast.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 30 të vdekur tetë prej të cilëve janë nga Shkupi, gjashtë nga Strumicë, nga dy në Kërçovë, Koçani< Negotinë dhe Prilep dhe nga një në Berovë, Manastir, Gjevgjeli, Gostivar, Dellçevë, Kavadar, Ohër dhe Probiship.

Që nga fillimi i pandemisë me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 151.569 pacientë, prej të cilëve 131.530 janë shëruar dhe 4.772 kanë humbur jetën. Momentalisht numri i rasteve aktive është 15.267.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme