Maqedoni e Veriut, 77 persona nuk e respektuan orën policore

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Gjatë natës së kaluar sipas statistikave të MPB-së në Maqedoninë e Veriut, është evidentuar se në gjithë shtetin 77 persona kanë shkelur orën policore dhe janë arrestuar 46 prej tyre, të tjerëve u janë marr të dhënat dhe pasojnë masa adekuate.

Siç njoftoi MPB-ja, natës së kaluar 219 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 84 kanë nënshkruar vendim për vetizolim.

Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle tek personat që janë në izolim dhe vetizolim, me çrrastë nuk është evidentuar asnjë shkelje e masës së izolimit dhe vetizolimit./alsatm/

Të ngjashme