Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot janë duke votuar për presidentin e tyre.
Sipas zëdhënësit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Admir Shabani, deri në ora 13.00 kanë dalë në votime 284 942 votues apo 20.45 për qind nga numri i votuesve të regjistruar.
Komunat me më së shumti votues janë Prilepi me 35,2%, Novaci me 33,12%, Sveti Nikole me 31,10%, Negotina 29,02%, Probishtipi me 30,02%, Vevçani me 29,54 %, dhe Demir Kapia me 32,75 %.
Ndërsa Komunat me më pak votues janë Likova me 5,43%, Zhelina me 6,62% dhe Vrapçishta me 7,5%.