Maqedoni e Veriut: Tre të vdekur dhe nëntë raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit tre persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe janë shënuar nëntë raste të reja.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 pacientë, transmeton Klankosova.tv.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë shënuar 155 mijë e 663 raste pozitive, janë shëruar 149 mijë e 946 pacientë nga COVID-19, kanë vdekur 5 mijë e 484 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin edhe 233 raste aktive.

Të ngjashme