Dogana e Maqedonisë ka njoftuar se dje rreth orës 12:0 në pikën kufitare në Bogorodicë se ka konfiskuar 35 kg marihuanë dhe 10 kg hashash.
“Dje në pikën kufitare Bogorodicë në dalje të Maqedonisë është paraqitur për kontroll doganor vetura me targa të shtetit shqiptarë. Bashkë me vozitësin kishte edhe një shoqëruese femër dhe të dy udhëtonin për në Greqi. Në kontrollin doganor nuk kanë paraqitur asgjë, por nga ana e inspektorëve vetura është tërhequr anash për kontroll të detajuar. Pas kontrollit të detajuar, në dysheme të veturës në disa kanale të krijuara special, janë gjetur 49 paketa të mbuluara me material të gjëlbërt. Pas kërkimeve të bëra u vërtetua se bëhët fjalë për 35 kg marihuanë dhe 10 kg hashash”, ka deklaruar udhëheqësja e doganës, Liljana Zhivkoviq
Personat të cilëvë u janë nxënë lëndët narkotike janë shtetas të Shqipërisë dhe jozyrtarisht besohet se malli i konfiskuar kap vlerën nga 700 deri 1000 për copë.
Lëndët narkotike destinacion kishin tregun e Greqisë dhe Turqisë, kurse ndaj personave të arrestuar me inicialet O.L dhe A.J drejtoria e doganave ka ngritur padi për kryerje të veprës penale ‘Prodhim dhe përpunim i paligjshëm i lëndëve narkotike’.