Maqedonia e gatshme ta ndihmojë Kosovën në aspektin akademik ushtarak

Prishtinë | 02 Shk 2018 | 12:38 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja maqedonase e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, është pritur me ceremoni ushtarake nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Më pas, ajo ka zhvilluar një takim me ministrin e FSK-së, Rrustem Berisha. Pas takimit Shekerinska tha se në se Maqedonia është e gatshme ta ndihmojë Kosovën në aspektin akademik ushtarak.

“Maqedonia është e gatshme ta ndihmoj Kosovën në aspektin akademik ushtarak. Qeveria e re e Maqedonisë ka prioritet anëtarësimin në NATO dhe fqinjësinë e mirë”.

Ndërsa ministri Berisha ka falënderuar Mqedoninë për përkushtimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë mes të dyja shteteve.

Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë dhe delegacioni që ajo udhëheq, kanë vizituar qendrën për Studime Universitare të FSK-së.

Shekerinska do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Të ngjashme