Maqedonia e Veriut gjatë festës së Bajramit dhe Pashkëve mund të mos ketë orë policore

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në Maqedoninë e Veriut njoftoi sot se Komisioni për Sëmundje Infektive ka propozuar zbutjen e masave restriktive, ku mes tjerash parashikohet që gjatë festës se Bajramit dhe festës së Pashkëve të mos ketë orë policore.

Këtë deklarata Filipçe e bëri pas monitorimit të procesit të imunizimit të popullsisë që kreu sot në sallën A1 Arena, në Boris Trajkovski.

“Fillimisht të hapen terrasat verore në të gjitha objektet gastronomike. Ora policore të shkurtohet dhe të nis nga ora 21:00. Ndërsa gjatë festave në vijim, Pashkët, do të thotë të shtunën deri të dielën dhe 12 deri 13 maj, mos të ketë orë policore, ndërsa në këto ditë objektet gastronomike të punojnë nga ora 21:00 deri 21:30”, tha ministri Filipçe.

Sipas ministrit Filipçe, procesi i vaksinimit po rrjedh me dinamikën e paraparë.

“Vaksinimi po rrjedh mirë këtu në Sallën A1 Arena në Boris Trajkovski. Sot arrijnë edhe 10 mijë vaksina Phizer. Numrat po ulen, vala epidemiologjike po bie, presioni ndaj spitaleve po bie gjithashtu, sot kemi më pak se 100 të infektuar”, deklaroi Filipçe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme