Maqedonia e Veriut kap sasinë më të madhe të kanabisit, 28 ton

Prishtinë | 06 Shk 2026 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Policia në Maqedoninë e Veriut ka sekuestruar 28 ton kanabis, pas bastisjes të dy ish-objekteve industriale, raporton Reuters.

Operacioni policor është zhvilluar në Shkup dhe në qytetin jugor të Strumicës, kishte në shënjestër kanabisin mjekësor, i cili nuk ishte menduar të përdorej për qëllimin e tij të autorizuar.

Televizioni shtetëror raportoi se aksioni lidhej me një bastisje të kohëve të fundit në Serbi, ku u sekuestruan pesë ton kanabis.

Prokurorët serbë thanë në një deklaratë të hënën se kanabisi i gjetur në një fermë vinte nga Maqedonia e Veriut. 

Të ngjashme