Maqedonia e Veriut me rroga më të ulëta në rajon

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Sipas statistikave më të reja zyrtare, rrogat mesatare më të larta në rajon janë në Slloveni dhe Kroaci, ndërsa më të ulëta në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Serbi.

Rroka mesatare mujore në Slloveni arrin 1108 euro dhe kjo edhe rroga e vetme në rajon që kalon shifrën magjike të 1000 eurove. Rroga mesatare në Slloveni është dyfish më e lartë se te të gjitha vendet e rajonit në Ballkan, përveç Kroacisë, ku rroga mesatare arrin maksimalen 873,9 euro.

Pas saj vijon Mali i Zi, ku sipas informatave të Entit Statistikor të Malit të Zi, rroga mesatare ka prekur 511 euro, në korrik të këtij viti.

Rrogat më të ulëta janë në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, derisa në Serbi dhe Bosnje Hercegovinë janë pak më të larta. NË BeH rroga mesatare ka prekur 469 euro, derisa në Serbi është regjistruar 454,7 euro.

Të dhënat e fundit nga Insituti statistikor i Shqipërisë kanë treguar se rroga mesatare në këtë shtet prek 423 euro. Ndërsa të dhënat e fundit nga Enti statistikor i Maqedonisë së Veriut kanë treguar se rroga mesatare në vend arrin 409.8 euro./Alsat/

Të ngjashme