Maqedonia e Veriut siguron falas vaksinën COVID-19 nëpërmjet Polonisë

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Maqedonia e Veriut ka arritur që të sigurojë vaksinën duke e përfituar nëpërmjet Polonisë që është një vend i BE-së.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se është nënshkruar marrëveshja pas ofertës së ambasadorit polak dhe Polonia vaksinat që do marrë një pjesë do ia shesë Maqedonisë së Veriut.

Filipçe siguron se për blerjen e vaksinave do të angazhohet buxheti i qeverisë dhe se ajo do të jepet falas për qytetarët.

BE-ja ka porositur fillimisht 400 milionë vaksina nga kompania prodhuese farmaceutike AstraZeneca. Pritet që furnizimi të fillojë në fund të vitit 2020 pasi vaksina është në fazat e fundit të testimit. Vaksina të cilën BE shpreson ta përdorë e ka krijuar Universiteti i Oksfordit dhe ka filluar provat në korrik/BalkanWeb.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme