Marc Casadó pritet të largohet nga Barcelona në ditët e ardhshme, ndërsa klubi katalanas po shqyrton ofertat e ardhura për mesfushorin.
Sipas raportimeve të fundit, Barcelona është duke vlerësuar opsionet për të ardhmen e Casados, ndërsa lojtari nuk do të udhëtojë me skuadrën për ndeshjet e ardhshme të fazës përgatitore.
Kjo shihet si një sinjal i qartë se 22-vjeçari mund të jetë pranë largimit nga Camp Nou gjatë kësaj vere.
Barcelona tashmë po analizon ofertat në tavolinë dhe pritet që në ditët në vijim të merret një vendim për destinacionin e ardhshëm të Casados.