Marchisio i befasuar nga ylli i Barcelonës: Çfarë lojtari

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Barcelona arriti të fitonte mbrëmë kundër Juventusit në transfertë me rezultatin 2-0.

Katalanasit sfiduan kampionët e Italisë duke i treguar edhe një herë se cila skuadër është favorite për trofeun e Champions League. Një nga futbollistët që spikati, ishte Pedri. Lojtari i katalanasve, vetëm 17 vjeçar, ishte përgjatë gjithë 90 minutave i pamarkueshëm.


Pikërisht ai, ka rënë në sy edhe të Claudio Marchisios. Ky i fundit ka folur me superlativa për të duke thënë: “Çfarë lojtari, i pastër me lojën e tij, gjithmonë i heshtur”, ka shkruar ai në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme