Në “Ditën e Falenderimeve” këngëtarja e famshme ka postuar një foto në Instagram, ku duken qartazi ndërhyrjet me Photoshop.
Në background-in pas saj ka imazhe të deformuara dhe 46-vjaçarja nuk ka sesi ta fshehë këtë fakt. Dollapi ngjitur me këmbën e saj dhe pjata e ushqimit e reflektuar në pasqyrë është e harkuar.
Mesa duket Mariah ka dashur t’i shtojë vetes disa linja më elegante, por fotot e shkrepura pak orë më vonë nga një paparac tregojnë se ajo është në formë të përkryer dhe nuk ka nevojë për Photoshop që ta vërtetojë këtë gjë.
Përsa u përket fansave të saj ato shtrojnë pyetjen se a nuk e vëren Mariah që defektet e photoshopit duken sheshit?!