Mariah Carey merr dozën e parë të vaksinës kundër Coronavirusit

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja dhe tekstshkruesja amerikane, Mariah Carey, është vaksinuar kundër COVID-19.

Ylli filmoi veten duke marrë dozën e saj të parë të vaksinës, gjersa u shfaq në një humor të mirë.

“Efekti anësor i vaksinës: G6”, ka shkruar ajo krahas videos – në të cilën tregon atë duke folur para kamerës.

Në momentin kur gjilpëra po futej në krahun e saj, Carey lëshoi një notë të lartë që duket se ishte pak nga dhimbja.

“Këtu jemi, që nga fillimi duke larë duart me Roc dhe Roe në New York duke u përpjekur të inkurajojmë njerëzit të jenë me të vërtetë të sigurt”, vuri në dukje Mariah. “E dini, ne jemi akoma në këtë betejë së bashku”.

“Këtu jemi, duke shpresuar për më të mirën, duke ju inkurajuar ta bëni atë kur të mundeni”, shtoi ajo.

Mariah Carey është një nga të famshmit e fundit që mori vaksinën për coronavirus.

Dolly Parton këtë ditë mori dozën e dytë të vaksinës Moderna, për të cilën vitin e kaluar dhuroi një milion dollarë.

Të ngjashme