Në setin e fundit fotografik, Mariah Carey tregoi se ka një trup të mrekullueshëm pavarësisht moshës 47-vjeçare, por shumë persona mendojnë se këngëtarja ka përdorur sërish “photoshop”.
Mariah pozoi “topless” për revistën “PAPER”, duke mbuluar gjoksin me flokët e saj dhe duke treguar një elegancë që nuk ishte parë në koncertet e fundit të saj.
Kjo bëri që mbi këngëtaren të vërshonin komentet e pakëndshme.
“Boll modifikove fotot. Je qesharake. Prano trupin tënd ose shko në palestër”, shkruan njëri nga ndjekësit e saj në Instagram.