“Marjan Dema me Enver Hasanin ma dorëzuan kontratën e dytë për përkthim librash”

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 08:08 | Nga

Emri i rektorit të Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, është lakuar të martën në gjykimin kundër ish-rektorit të UP-së, Enver Hasani dhe dy të akuzuarve të tjerë për korrupsion.

Jorgjo Qiriako, më kërkesë të Prokurorisë ka ardhur nga Tirana për të dëshmuar për rrethanat e nënshkrimit të kontratës, për përkthim librash në mes të UP-së dhe Institutit për Studime Ndërkombëtare në Tiranë, shkruan sot Koha Ditore.

Tani, kjo kontratë është boshti i aktakuzës, pasi që Prokuroria beson se është falsifikuar, duke i shkaktuar dëm financiar universitetit.

Në vitin 2008, pas pakënaqësive të institutit rreth çmimit dhe pas “marrëveshjes së re” me universitetin, në cilësinë e zëvendësdrejtorit të institutit, Qiriako ka thënë se e ka pranuar kontratën e ndryshuar në Tiranë nga Marjan Dema, atëkohë prorektor në UP. Në këtë takim, sipas tij, ka qenë i pranishëm edhe Enver Hasani

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme