Ka përfunduar sfida maratonike e 1/8 së finales ndërmjet Marokut dhe Spanjës në Botërorin “Katar 2022”.
Maroku ka shkaktuar befasinë e madhe në këtë fazë të garës.
Marokenët kanë shënuar fitore pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3-0.
Portieri Bono arriti priti penalltitë e Carlos Soler dhe Serbio Busquets, ndërsa Pablo Sarabia qëlloi shtyllën.
Koha e rregullt kishte përfunduar pa gola, dhe njëjtë mbeti edhe pas vazhdimeve, 0-0.
Maroku tani në çerekfinale do të takohet me fituesin e ndeshjes Portugali – Zvicër e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00.