Marotta qetëson tifozët rreth rinovimit të Icardit: Të dy palët dëshirojnë të vazhdojnë së bashku

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta, i ka kërkuar tifozëve të qëndrojnë të qet rreth të ardhmes së Mauro Icardit.

Italiani ka siguruar tifozët se lojtari dëshiron të jetë pjesë e klubit zikaltër, duke përgënjeshtruar kështu fjalët e Wanda Naras, ku agjentja e lojtarit tha se rinovimi ende është shumë larg.

“Tifozët nuk duhet të brengosen, nuk ka nevojë të bisedohet për këtë si polemikë”, ka thënë Marotta në ‘La Domenica Sportiva’ të Rai Sport.

Momenti kur Icardi shënoi nga pika e bardhë ndaj Beneventos në Giuseppe Meazzan e zbrazët (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Këto janë normale për një klub futbolli, posaçërisht kur afrohen ditët e fundit të afatit kalimtar. Nuk ka ndonjë problem, të dy palët dëshirojnë të vazhdojnë së bashku”.

Për lojtarin tashmë kanë shfaqur interesim Manchester Unitedi, Chelsea, Barcelona, Real Madridi dhe Paris Saint Germain, por gjithashtu edhe Juventus.Lexo po ashtu:

Cassano: Nëse do kisha shkop magjik do ta zëvendësoja Icardin me Higuainin te Interi

Cassano: Nëse do kisha shkop magjik do ta zëvendësoja Icardin me Higuainin te Interi

Klauzola e lojtarët është 110 milionë euro, por vlen vetëm nga 1-15 qershori.

Aktualisht kapiteni i Interit është lojtari kryesor i skuadrës, deri më tani në Serie A ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar dy asistime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme