Marrëveshja bërthamore: Kremlini, Irani “të shqetësuar” nga vendimi i Trumpit

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 16:13 | Nga

Rusia dhe Irani shprehën shqetësime serioze për vendimin që mund të marrë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në lidhje me të ardhmen e marrëveshjes bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Kremlini paralajmëroi për një “situatë shumë serioze” nëse Trump tërheq ShBA-na nga marrëveshja.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, pranoi se Republika Islamike “mund të përballet me disa probleme” nëse Trump rivendos sanksione kundër vendit të tij.

Me marrëveshjen e vitit 2015, Irani është dakorduar të frenojë programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Trump është kritik i fuqishëm i kësaj marrëveshjeje.

Sipas tij, Teherani është duke shkelur “frymën” e saj me hedhjen e vazhdueshme të raketave balistike dhe me mbështetjen e militantëve në rajon.

Trump pritet të shpallë vendimin e tij në orën 14:00, sipas kohës në Uashington.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme