Historia ka treguar se manipulimi me kufijtë në Ballkan është më e rrezikshme se në çdo pjesë tjetër të Europës.
Por, siç shkruan analiza editoriale e Financial Times, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq po lëvizin drejt një marrëveshje të rëndësishme për të normalizuar marrëdhëniet, duke përfshirë dhe çështjet e kufijve me shkëmbime territori, njofton Klan Kosova.
Aty vlerësohet se një zbulim i tillë mund të ndihmojë rrugën që Serbia të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe Kosovën mund ta ndihmojë për t’u bërë një kandidat zyrtar për anëtarësim. Megjithatë nuk përjashtohet edhe rreziku që kanoset nga ideja e korrigjimit të territoreve.
”Detajet nuk janë lëshuar publikisht, por që të dy, Vuçiq dhe Thaçi merret vesh të kenë diskutuar shkëmbimin e kryesisht të Kosovës veriore të populluar me serbë, për një pjesë të Luginës së Preshevës të Serbisë, të populluar kryesisht nga shqiptarë” shkruan FT, njofton Klan Kosova.
Megjithatë në këtë çështje sipas artikullit konsiderohet se ka në të njëjtën kohë shumë gracka potenciale.
Kjo pasi ndërsa politika perëndimore ka qenë për të inkurajuar grupe të ndryshme etnike për të jetuar në mënyrë paqësore krah për krah, zgjidhja e përfolur e Kosovës do të përfshinte një këmbim thelbësisht të bazuar në baza etnike.
”Më shumë serbë jetojnë në Kosovën jugore të dominuar nga shqiptarët sesa në veri; shumë prej tyre janë të ndarë nga të afërmit e tyre dhe manastiret ortodokse serbe të rëndësishme. Një marrëveshje për shkëmbimin e tokës mund t’i shtyjë serbët të largohen nga pjesa tjetër e Kosovës, duke e kthyer atë në një shtet shqiptar mono-etnik”.
Pasoja më e rrezikshme mund të jetë inkurajimi i liderëve dhe popujve gjetkë në ish-Jugosllavi – mbi të gjitha, serbët në Bosnje – që të përpiqen të ndryshojnë kufijtë që nuk i pëlqejnë.
Zgjidhja e konflikteve, megjithatë, shpesh kërkon që udhëheqësit të marrin hapa të guximshëm.
Zyrtarët amerikanë dhe të Bashkimit Europian e kanë mbështetur planin por kancelarja gjermane Angela Merkel, pati kritika për idenë e korrigjimit megjithatë sipas zhvillimeve të fundit pozicioni i Berlinit duket se po zbutet, njofton Klan Kosova.
Thaçi dhe Vuçiq sipas editorialit vlerësohet se kanë nevojë të pakësojnë përshtypjet e një hapësire të fshehtë dhe të punojnë më shumë për të fituar popullsinë dhe institucionet e tyre politike. Është gjithashtu me rëndësi jetike që Bashkimi Europian dhe vendet e tjera të ndjekin me vëmendje ngjarjet që zhvillohen. Kjo sipas FT, do të siguronte një marrëveshje për të promovuar paqen dhe stabilitetin – jo fragmentim të përtërirë – në një rajon të trazuar.
Veç tjerash kjo marrëveshje mes Kosovës e Serbisë sipas vlerësimeve prek edhe përfocimin e angazhimeve në trajtimin e çështjeve të vështira në Ballkan. Aty theks i veçantë i është dhënë edhe Parlamentit të Maqedonisë në çështjen e ratifikimit të një marrëveshjeje për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje 20 vjeçare me Greqinë mbi emrin e vendit, pavarësisht pjesëmarrjes zhgënjyese në një referendum mbi çështjen muajin e kaluar, njofton Klan Kosova.