Njëra prej pikave të rendit të ditës në Kuvend ishte edhe Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (“MASHT”) dhe Stitching Spark-ut të Holandës (“SPARK”) mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica.
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, tha se kjo marrëveshje e ka për synim që të nxjerr nënpunës civil dhe të nxisë zhvillimin e sektorit privat në regjionin e Mitrovicës.
“Zhvillimi dhe rritja e kapaciteve të biznesit në Mitorvicë, një kolegj qe synon të nxjerr nënpunës civil në regjionin e Mitrovicës, të rrisë mundësinë e punësimit të programeve studimore, të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt bashkësisë evropiane dhe të nxisë zhvillimin e sektorit privat në regjionin e Mitrovicës. Obligimet e MASHT-it në zbaimin e projektligjit janë që të sigurojë fonde publike për këtë kolegj, 600 mijë euro në çdo vit. MASHT cakton personin kontaktues, obligohet që “SPARK” ta zbaojë projektligjin në fjalë, SPARK dhe IBMC, do nënshkruajnë një marrëveshje”, tha Bytyqi.
Kryetarja e komisionit për Shkencë, Kulturë, Arsim, Teuta Haxhiu kërkoi miratimin e kësaj marrëveshje përmes Kuvendit.
“Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare për kolegjin biznesi në Mitrovicë, kërkoj që Kuvendi ta miratoj”, tha Haxhiu.