Ekonomia Online
FUNDIT

Marrëveshja për emrin ‘Maqedonia Veriore’ do të nënshkruhet të dielën në Prespë

Marrëveshja për emrin ‘Maqedonia Veriore’ do të nënshkruhet të dielën në Prespë

Marrëveshja me Greqinë për zgjidhjen e kontestit të emrit do të nënshkruhet ditën e diel në anën greke të Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Për momentin dihet se ngjarja do të ndahet në dy pjesë, nga të cilat njëra do të jetë nënshkrimi i marrëveshjes, ndërsa pjesa tjetër do të zhvillohet në anën e Maqedonisë dhe […]

Marrëveshja me Greqinë për zgjidhjen e kontestit të emrit do të nënshkruhet ditën e diel në anën greke të Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për momentin dihet se ngjarja do të ndahet në dy pjesë, nga të cilat njëra do të jetë nënshkrimi i marrëveshjes, ndërsa pjesa tjetër do të zhvillohet në anën e Maqedonisë dhe jozyrtarisht do të jetë drekë mes funksionarëve pjesëmarrës në ceremoni.

Lokacionet e sakta për dy ngjarjet e lartëpërmendura do të jenë të njohura nesër pas orës 18, si dhe koha e nënshkrimit të marrëveshjes mes dy shteteve.

Prej nesër do të ndalohet qasja e automjeteve civile drejt Prespës, ku përveç përfaqësuesve zyrtarë do të marrin pjesë edhe gazetarët. Në Greqi janë paralajmëruar protesta edhe në vendin ku pritet të nënshkruhet marrëveshja në Prespë./

Të ngjashme