Dy persona të shpallur në kërkim për mashtrim, janë vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës. Të arrestuarit janë Jani (Juljan) Zhupa, 38 vjeç dhe Arbër Zhupa, 33 vjeç, banues në Memaliaj.
Ndalimi i tyre gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, u bë pasi Prokuroria e Gjirokastrës, ka lëshuar urdhrat e ekzekutimit të datës 4 korrik për ekzekutimin e masës e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”.
Dy vëllezërit akuzohen dyshohen se të në bashkëpunim me persona të tjerë nga viti 2009 e në vijim, i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit një shumë prej 15 milionë lekë të reja, shtetasit E.K., banues në Gjirokastër, raporton noa.al.
Të dëmtuarin në 19 maj 2014, persona të paidentifikuar kanë tentuar që ta marrin peng, ndërsa babai i tij, H.K., në datë 15 shkurt 2012 është plagosur me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.
Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme, pasi dyshohen se mund të kenë lidhje me tentativën për pengmarrje dhe plagosjen.