“EP Energyplus e . V & Uniteti Global Alban e .V” kanë organizuar marsh paqësor kudo në diasporë për kauzë të përbashkët për ta ruajtur natyrën dhe shoqrinë për pranimin e Kosovës në OKB dhe BE, marshi filloi nga sheshi ” Zahir Pajaziti “, deri tek sheshi “Skënderbeu”, raporton Ekonomia Online.
Fatmir Muqolli, Organizator i marshit ta Ruajmë Natyrën dhe Shoqërinë tha për Ekonomia Online se po marshojnë për pnanimin e Kosovës në OKB dhe në BE, a shprehet se u bëjnë thirrje diasporës dhe të artistëve që më 21 mars të marshojnë oër të mirëne natyrës dhe shoqërisë dhe për pranimin në OKB e NATO.
“Ne mendojme ta organizojme nje kampanjë 21 ditëshe me qëllim per ta ruajtur natyrën dhe për tiu bëre ftesë gjithë artistëve këngëtarve kudo që janë në botë me 21 mars të marshojmë si shoqatë për të mirën e natyrës dhe shoqërisë njëkohëiasht të marshojnë për pranimin e Kosoves në OKB dhe bashkimin e trojeve ilire ne BE”, tha ai per EO.
Muqolli i i ka bërë thirrje edhe institucioneve vendore ti bashkohen kësaj nisme, dhe ka ftuar për një grevë 7 ditore për senzibilizim.
“Ky është vullnet i mire urojmë qe kesaj inciative ti bashkohet qeveria dhe institucionet e vendit. Jemi te interesuar të gjejmë njerëz te vullnetit të mirë 7 ditë të sfidohemi të mbajmë grevë që kjo pune të senzibilizohey. Ne kemi gjetur format ma të lehta me një letër të bardhë që do të thotë mendo pozitiv shkruaj dicka mirë, nje projekt që është ekologjik për të mirën e natyrës dhe shoqërisë, tha Muqolli për EO.