Në sheshet e kryeqytetit është mbajtur marsh në solidarizim me popullin palestinez dhe rezistencën e tyre karshi spastrimit etnik nga shteti i Izraelit, raporton Ekonomia Online.
Sipas organizatorëve nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist si pasojë e sulmeve dhe dhunës së përdorur nga autoritetet izraelite vetëm përgjatë kësaj jave janë vrarë shumë persona, përfshirë edhe fëmijë.
Përveç kësaj, dhuna sistematike është duke eskaluar edhe me dëbime dhe uzurpime të shtëpive të palestinezve në Jerusalem.
Ata konstatojnë se shtypja dhe mbajtja nën dhunë të vazhdueshme e popullit palestinez nga Izraeli fashist është cenim i të drejtave fundamentale dhe lirisë së popujve kudo.
Gazmend Qyqalla aktivist i shoqërisë civilë, tha se janë mbledhur për tu solidarizuar me popullin palestinez, kundër vrasjeve e fashizmit të Izraelit.