Roberto Martinez ende jeton në periferi të Wiganit, fshati i tij në buzë të fushës së Lancashiret, po del si bazë e përshtatshme për menaxhim të Belgjikës, ashtu siç ishte për punët e tij të kaluara te Wigan Athleticu e Evertoni.
Është duke u bërë e lehtë të harrohet se njeriu që e dërgoi Brazilin në shtëpi nga Botërori në Rusi u ndoq nga qyteti i Liverpoolit, pasi përfundoi detyrën e tij të fundit si trajner në Premier League, shkruan Koha Ditore.
Në fund të stinorit 2015/16 nuk kishte shumë tifozë të Evertonit që ndien keqardhje për të. Është një marifet mjaft i mirë të përdorësh Kupën e Botës për të rizbuluar veten pa ndryshuar shumë gjëra, ndonëse kjo është saktësisht edhe ajo që Gareth Southgate ka arritur të bëjë me Anglinë.
Nëse Belgjika dhe Anglia përballen mes vete të dielën në finale, që ishte shumë pak e besueshme para turneut, por shumë e mundur tash, ngjashmëritë mes dy trajnerëve është vështirë të injorohen.