Në Krushë të Madhe në Rahovec është mbajtur një ceremoni përkujtimor për shënimin e 18 vjetorit të masakrës, të bërë nga forcat serbe me 26 mars 1999.
Preng Gjetaj, nga Komisioni i të Pagjeturve ka thënë se ka kanë kërkuar që bashkësia ndërkombëtare atë që ndodhi në Krushë të madhe ta njeh si gjenocid.
Ndërsa, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, tha se shembulli i grave të Krushës është shembulli më i mirë që dëshmon mbijetesën dhe sakrificën e popullit shqiptar.
Në këtë tubim përkujtimor u vendosën edhe kurora lulesh nga përfaqësues institucionalë, si të nivelit qendrorë ashtu dhe lokalë tek lapidari i dëshmorëve.