Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka thirrur në takim të premten në orën 14:00 kryetarët e komunave për të diskutuar rreth masave anti-Covid.
Në takim nuk do ta marrin pjesë kryetarët e komunave ka konfirmuar për Ekonomia Online, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Ai ka thënë se ky institucion është ftuar në takim dhe krejt kjo me qëllim që të shkaktohet përqarje me kryetarët e komunave.
Për këtë çështje Asociacioni ka lëshuar edhe një sqarim në Facebook.