Masat e reja, çka duhet të dinë kosovarët që ua mësyjnë Shqipërisë e Maqedonisë

Prishtinë | 01 Sht 2021 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Rritja e rasteve me COVID-19 gjatë javëve të fundit, ka bërë që edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të shtrëngojnë masat anti-Covid. Këto masa hyjnë në fuqi sot, derisa ata që s’i respektojnë do të gjobiten.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup ka njoftuar se nga sot shtetasit vendas dhe të huaj do të jenë në gjendje të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rast se në pikën kufitare i posedojnë këto dokumentacione:

 – certifikatë / vërtetim për imunizimin e kryer (vaksinimin) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht pranimin e dy dozave të vaksinës kundër sëmundjes infektive KOVID- 19 ose

– certifikatë / vërtetim për kalimin e KOVID – 19 në 45 ditët e fundit, nga dita e shërimit, ose

– vërtetim mjekësorë me rezultat negativ nga RT PCR SARS-Cov-2 test, i realizuar 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ose rezultat negative nga testet e shpejta antigjen, i realizuar 48 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Nga ky vendim përjashtohen:

–          Qytetarët të cilët tranzitojnë përmes Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët në pikën kufitare hyrëse nënshkruajnë Deklaratë për tranzitim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme