MAShT-it për 1 vit iu shtuan 350 mijë euro obligime të papaguara financiare

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 08:24 | Nga

Në mungesë të menaxhimit dhe për shkak të mospagesës me kohë, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në vitin 2017 i janë shtuar obligimet financiare të papaguara për 354.673 euro.

Kjo ministri në vitin 2016 ka pasur 593.760 euro obligime financiare të papaguara, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjetjet kanë dalë në Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të MASHT-it për vitin 2017 të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA).

Raporti, po ashtu, ka gjetur se vlera e obligimeve të raportuara nga MAShT në Pasqyrat Financiare Vjetore (PFV) 2017 nuk ishin të sakta për shkak se faturat në vlerë prej 7.860 eurosh kanë qenë obligime që i takojnë vitit 2018, kurse në PFV janë raportuar 8.480 euro si obligime të vitit 2015.

Këto obligime, sipas raportit, nuk janë shpalosur fare në Pasqyrat Financiare të Vitit 2016.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme