MASHT verifikon 369 diploma të universitetit në veri të Mitrovicës

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 13:28 | Nga

369 diploma të lëshuara në Universitetin e Prishtinës, me seli të në veri të Mitrovicës, deri më tani janë verifikuar në Ministrinë e Arsimit të Kosovës.

Verifikimi i tyre ka ardhur si rezultat i marrëveshjes së arritur në mes të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, raporton Radio Kontakt.

Drejtor i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Ivan Tomiq ka thënë se deri më tani kanë pranuar 519 kërkesa për verifikimin e diplomave dhe se deri në këtë moment janë aprovuar 369 prej tyre.

Ai ka theksuar se Komisioni duhet të ulet e të diskutojë edhe një herë para fundit të këtij muaji dhe se një numër i caktuar i diplomave nuk do të verifikohen për shkak se rregullorja e verifikimit nuk mbulon më shumë shkolla dhe periudhën prej vitit 1999 – 2001.

Të ngjashme