Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se prindërit nga e premtja mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore. Ajo ka njoftuar se do të ndahen nga 50 euro për blerjen e librave për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën si dhe nga 30 euro shtesë si mbështetje për materiale të tjera shkollore për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.
“Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore. Po ashtu, për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore. Platforma e aplikimit bashkë me instruksionet do të publikohet nesër. Çmimet e teksteve do të publikohen nga shtëpitë botuese ku lista e teksteve të përzgjedhura nga aktivet profesionale tashmë është e gatshme, andaj ftojmë të gjithë prindërit të konsultohen me mësimdhënësit se cilat tekste duhet t’i blejnë”, ka thënë Nagavci, nëpërmes një videoje në “Facebook”.